DYLON

Nderohen Dëshmorët e Kombit, Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

Nderohen Dëshmorët e Kombit, Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani
Avatar photo Redaksia

Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit ka thënë se sot janë mbledhur me përulësi dhe nderim të thellë, për të kujtuar dhe nderuar veprën madhore të bijve më të mirë të kombit tonë – Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, të cilët ranë për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë, më 19 maj të vitit 1999.

“Këta burra, me guxim dhe vendosmëri të pashoqe, i dolën zot atdheut në kohët më të vështira të historisë sonë të re. Nuk kursyen asgjë – as jetën e tyre – që Kosova të jetojë e lirë dhe sovrane. Ata ishin flamurtarë të lirisë, shembull i përkushtimit dhe dashurisë ndaj vendit”, ka thënë Leonora Morina Bunjaku.

Ajo shtoi se rënia e tyre është plagë që dhemb, por edhe pishtar që ndriçon rrugën tonë. Ata nuk janë thjesht pjesë e së kaluarës, por janë pjesë e përditshmërisë sonë dhe të ardhmes që ndërtojmë mbi themelet e sakrificës së tyre.

“Ne, si institucione dhe si shoqëri, kemi për obligim që amanetin e tyre ta çojmë përpara me punë të ndershme, me drejtësi, me zhvillim dhe me respekt të përhershëm për gjakun e derdhur për liri. Lavdi e përjetshme për Dëshmorët e Kombit! Nderim i pafund për familjet e tyre! Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia e tyre!”,  ka thënë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.