DYLON

Ndërmarrja Publike Lokale “Dardana” mirëmban hapësirat publike, vlerësohet pozitivisht nga kreu i komunës

Ndërmarrja Publike Lokale “Dardana” mirëmban hapësirat publike, vlerësohet pozitivisht nga kreu i komunës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e punëtorëve të ndërmarrjes publike komunale “Dardana”, të cilët çdo ditë kujdesen për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.

Ai ka theksuar se punëtorët e ndërmarrjes angazhohen vazhdimisht në mirëmbajtjen e rrugëve, parqeve dhe hapësirave të përbashkëta, duke kontribuar që qyteti të jetë i pastër, i rregullt dhe i denjë për të gjithë qytetarët.

EkoHigjiena

“Puna e tyre shpesh kalon pa u vënë re, por ndikimi që kanë në cilësinë e jetës sonë është i madh dhe i përditshëm”, ka thënë kryetari Rahimaj.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar që të mbështesë dhe të vlerësojë punën e çdo punonjësi që kontribuon në krijimin e një ambienti më të mirë dhe më të pastër për qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.