Këshilli komunal i Partisë Republikane për Bujanoc, ashpër ka reaguar ndaj autoriteteve të Ndërmarrjes Publike “Komunalia”, e cila nuk ka ndërmarrë masa për sanimin dhe rregullimin kanalit të bllokuar të ujërave të zeza, të cilat për 24 orë rresht kanë vërshuar rrugën “Vojvoda Stepe Stepanoviqa”, në qytetin e Bujanocit.
Përkundër kërkesave të Lulzim Aliut, banor i kësaj rruge, për intervenim nga ana e udhëheqësis së kësaj ndërmarrjeje, e cila udhëhiqet nga masat e përkohshme, ujërat e zeza vazhdojnë të kundërmojnë një erë të rëndë dhe të padurueshme nga banorët e kësaj lagje, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Partisë Republikane për Bujanoc .
Këshilli komunal i Partisë Republikane për Bujanoc, konstaton se kjo neglizhencë dhe mospërfillje e organeve të përkohshme të NP “Komunalia”, vjen si rezultat i dallimeve partiake, ngase po në këtë rrugë, shumë afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi i fekaleve, gjendet edhe shtëpia e kryetarit të Partisë Republikane, Avdil Ramadani.
Sipas kumtesës së Partisë Republikane “NP “Komunalia”, në Bujanoc, ka muaj të tërë që gjobitë konsumatorët e vet, kurse kur vjen në pyetje intervenimi për sanimin e ndonjë avarie, siç ngjet rasti me kanalizimin e bllokuar dhe shpërthimin e ujërave të zeza nga kapaku i lartpërmendur, drejtuesit e komunalisë, paraqiten të shurdhër dhe mospërfillës.
“Po të kishte ndodhur ky rast në rrugën e ndonjë zyrtari të Koalicionit qeverisës i pushtetit lokal, me siguri se intervenimi i NP “Komunalia” do të kishte qenë efikas dhe korrekt”, thuhet në reagimin e Partisë Republikane për Bujanoc, kryetar Avdil Ramadani.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=17179