DYLON

Ndërmarrësit e rinj diskutojnë lidhur me skemën e granteve nga MZHR

Ndërmarrësit e rinj diskutojnë lidhur me skemën e granteve nga MZHR
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur takimi konsultativ me përfaqësues të bizneseve dhe me ndërmarrës të rinj, lidhur me skemën e granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024”.

Debati për mbështetjen e bizneseve ekzistuese dhe ndërmarrësve të rinj, është organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në bashkëpunim me AZHR Lindje dhe Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku Morina, tha se është e kënaqur të zhvillojnë takim konsultativ me një numër të madh pjesëmarrësish të bizneseve dhe ndërmarrësve të rinj të kësaj komune lidhur me skemën e granteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për vitin 2024.

“Shpresojmë që ky takim të jetë i frytshëm”, tha nënkryetarja.

Zv. ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tavashiku, tha se synimi i këtij takimi është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe pjesmarrës të tjerë, të cilët dhanë kontributin e tyre në përcaktimin e kritereve të Skemës së ardhshme të Granteve që pritet të lansohet gjatë muajit vijues. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.