DYLON

Ndërkombëtarët s’ia besojnë dialogun Vetëvendosjes

Avatar photo Redaksia

Marrëveshja mes Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila parasheh që subjekti politik i Albin Kurtit t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, ka shqetësuar faktorin ndërkombëtar.

Këta të fundit janë kundër idesë që drejtimi i dialogut t’i lihet në dorë pikërisht Lëvizjes Vetëvendosje.

EkoHigjiena

Kjo, pasi sipas tyre, kushtet e vëna nga Vetëvendosje për vazhdimin e dialogut, mund ta rrezikojnë vazhdimin e tij si dhe zbatimin e marrëveshjeve në praktikë.

“Ne kemi parë se disa drejtues të Vetëvendosjes po insistojnë se nuk do të këtë vazhdim të dialogut pa njohje reciproke. Një gjë e tillë është e pamundur, për faktin se Serbia tërë kohën zotohet se me asnjë çmim nuk do ta njohë Kosovën. E insistimi i palëve në qëndrimet e veta mund të ndikojë që vazhdimi i dialogut të dështojë”, i ka thënë gazetës një burim ndërkombëtar, shkruan Tribuna.

Nga ana tjetër, njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të vështirë që t’i realizojë kushtet e parapara për vazhdimin e dialogut. Sipas tyre, dialogu duhet të vazhdojë, por duhet të jetë më i përgatitur sesa ka qenë deri më tani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.