/2L ONLINE/ – Organizuar nga Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Qendrën Memoriale “Gursel e Bajram Syejmani” nga Sadovina e Jerlive, Klubin e Shahut “Vitia” dhe Federatën e Shahut të Kosovës janë mbajtur dje garat tradicionale të të Shahut në nivel nacional “Trofeu Memorial Gursel e Bajram Sylejmani”.
Këto gara janë referuar nga Burhan Misini, refer nga Federata e Shahut të Kosovës. Përndryshe këto gara të shahut janë mbajtur në kuadër të aktiviteteve të muajit të Rinisë, të cilat mbahet në shtator në tërë Kosovën.
Kurse me 28 Shtator Komuna e Vitisë shënon Ditën e Rinisë. Gjatë kësaj gare ku kanë marrë pjesë garues nga vendet e ndryshme vendin e parë e zuri, Nderim Saraqi – nga Mitrovica, vendi i dytë Bedri Sadiku,vendi i tretë Nisret Avdiu, vendi i katërt Gani Hamiti kurse vendin e pestë e zuri Ferid Zhdrella.
Ndarjen e çmimeve për fituesit e kësaj gare e bënë kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës z.Nysret Avdiu, Kryetari i Klubit të Shahut “Vitia” z.Ismet Alidema si dhe nga Familja e dëshmorëve Diell G. Sylejmani. /2L ONLINE/