DYLON

Nderim i Veçantë për Remzi Hoxhën në Capitol Hill, Washington, DC!

Nderim i Veçantë për Remzi Hoxhën në Capitol Hill, Washington, DC!
Avatar photo Redaksia

NGA: Faton Bislimi

Sot, më 12 qershor – në ditën kur kujtojmë çlirimin e Kosovës – pata privilegjin e rrallë dhe emocione të veçanta t’ia dorëzoj mikut tim Ardian Hoxha Mirënjohjen Kongresionale dhe Flamurin e SHBA-së, i cili është valvitur mbi Capitol Hill, në nderim të babait të tij, Remzi Hoxha.

EkoHigjiena

Ky nder i është bërë Remzi Hoxhës me 21 dhjetor 2024, pikërisht në ditëlindjen e tij – si një përkujtim i denjë për kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky flamur dhe mirënjohje u siguruan me kërkesën time nga Senatori Chuck Schumer, atëkohë Udhëheqës i Shumicës në Senatin Amerikan, në shenjë respekti për një jetë të dhënë për lirinë dhe të ardhmen tonë.

Edhepse ai u zhduk dhunshëm më 1995 dhe e vërteta për fatin e tij ende nuk është zbardhur–figura, idealet dhe sakrifica e Remziut jetojnë përtej mungesës fizike.

Ishte një moment shumë prekës t’ia dorëzoja këtë nder Ardianit – një bir që nuk u dorëzua asnjëherë përballë dhimbjes, por e shndërroi atë në forcë për të ndërtuar dhe edukuar breza të rinj përmes punës së tij me ASK. Inspirimi i Remzi Hoxhës jeton përmes Ardianit dhe gjithçka që ai bën.

Për mua, kjo nuk ishte vetëm një ceremoni formale. Ishte një homazh i shpirtit ndaj një njeriu që e deshi Kosovën më shumë se veten. Ishte një përqafim simbolik mes kujtesës dhe të ardhmes, mes dhimbjes dhe shpresës.

Lavdi jetës dhe veprës së Remzi Hoxhës!

Mirënjohje e përjetshme për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.