/2L ONLINE/ – Autoritetet Policore kanë raportuar për një rast të klasifikuar si ndërhyrje në sistemin kompjuterik, që ka ndodhur në Viti. Sipas policisë, ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik, pasi i njëjti përmes Bankës në Viti, ka bërë një pagesë prej 8659 euro për një firmë. Sipas ankuesit transaksioni nuk është kryer, pasi ka pasur ndërhyrje kompjuterike nga persona te panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./2L ONLINE/