DYLON

Ndërhyrje e suksesshme urgjente në Klinikën e Pulmologjisë së QKUK-së

Ndërhyrje e suksesshme urgjente në Klinikën e Pulmologjisë së QKUK-së
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Pulmologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është realizuar me sukses një ndërhyrje urgjente për largimin e një trupi të huaj nga rrugët e frymëmarrjes, duke parandaluar komplikime të rënda dhe potencialisht kërcënuese për jetën e pacientes.

Pacientja 63-vjeçare është paraqitur si rast urgjent, me dyshim për praninë e një trupi të huaj në rrugët e frymëmarrjes. Pas ekzaminimit me CT të toraksit, është konfirmuar prania e trupit të huaj në bronkun kryesor të majtë, i cili kishte shkaktuar bllokim të plotë të lumenit bronkial, duke përbërë rrezik serioz për komplikime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

EkoHigjiena

Përballë kësaj situate urgjente, ekipi i Klinikës së Pulmologjisë ka ndërhyrë menjëherë përmes bronkoskopisë, me qëllim largimin e trupit të huaj nga rrugët e frymëmarrjes.

Falë reagimit të shpejtë, koordinimit ndërmjet ekipeve dhe përkushtimit profesional të stafit shëndetësor, trupi i huaj është larguar me sukses dhe pacientes i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Ky rast dëshmon rëndësinë e diagnostikimit dhe të ndërhyrjes së menjëhershme bronkoskopike në raste të tilla, si dhe profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të Klinikës së Pulmologjisë për të ofruar trajtim urgjent në çdo kohë, thuhet në njoftimin e QKUK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.