DYLON

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë solemne në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë, organizuar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, Admirali James G. Foggo III, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ushtarë të KFOR-it, oficerë, përfaqësues të korit diplomatik dhe personalitete të tjera.

Në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, kryeministri Haradinaj ka kujtuar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën.

EkoHigjiena

“Në përvjetorin e çlirimit dhe të kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit. Sot, kemi ndërtuar një Kosovë, shtëpi e përbashkët e të gjithëve. Një shtet, që ngërthen brenda sistemit të vet po ato vlera dhe parime, të cilat para dy dekadash i përfaqësonin, shtetet dhe kombet e lira, anëtare të NATO-s. Mburremi me ketë fuqi të përkushtimit për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët”, ka thënë kryeministri Haradinaj, në urimin e tij në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.