(E plotësuar) Ka ndërhyrë polcia speciale, për të zhbllokuar Rektoratin e UP “Hasan Prishtina”. Koha.net nga vendi i ngjarjes raporton për arrestimin e së paku 11 protestuesve, ndërsa aksioni i policisë po vazhdon. Policia ka përdorur forcën pas thirrjeve që protestuesit të zhbllokonin Rektoratin.
Studentët nuk e kishin paralajmëruar protestën.
përndryshe, pPunonjësit e Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” s’kanë mundur sot të hyjnë zyrat e tyre. Rektoratin e kanë bllokuar studentët, të cilët me pankarta kërkojnë dorëheqjen e rektorit, këto ditë të përfolur jo vetëm nëpër medie për mungesë ose dyshime aftësish shkencore. Pankartat, por edhe brohoritjet e disa dhjetëra studentëve, të organizuar nga Organizata Studentore për Barazi SKV – “Studim, Kritikë, Veprim”, pastaj Klubi i Studentëve dhe Studentët e Ulqinit në UP kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi. “Ibrahim hup!”, shkruan në njërën nga pankartat, kurse në të tjerat “UPrish”, Rektor 0 (zero) punim shkencor”, “Jo këshill drejtues, autonomi”.