DYLON

Ndër temat kryesore në takime ishin ato të zhvillimit të FSK-së

Avatar photo Redaksia

Ministri i Minsitrispë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), z. Haki Demolli ka raportuar sot, para Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, për punën dhe të arriturat e FSK-së, e në veçanti për vizitën zyrtare që pati së bashku me komandantin e FSK-së, generallejtënant Rrahman Ramën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të drejtuar nga Fadil Demaku, zëvendëskryetar, ministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, paraqiti raportin e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

EkoHigjiena

Ministri Demolli fillimisht i njoftoi deputet e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të FSK-së, për takimet e delegacionit të FSK-së, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si në Pentagon, në Vashington, në shtetin e Ajovës së SHBA-ve,etj, Patëm takime zyrtare me personalite të larta shtetërore dhe ushtarake të SHBA-ve. Takime zhvilluam edhe me shefin e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjeneralin Frank Grass, me gjenerallejtënant Keneth Mekenzi Shef i J-5 (Drejtor për Politika dhe Planifikimet Strategjike) të Komandës së Bashkuar të Ushtrisë së SHBA-ve, me Guvernatorin e shtetit Aiova, Terry Branstad, komandantin e Gardës Kombëtare të Aiovës, gjeneral Timothy Orr etj.

Minsitri Demolli vlerësoi se një nga takimet kryesore ishte ai me shefin e Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneralin Frank Grass.

Ai në këtë takim e kishte njoftuar gjeneralin Grass mbi mbarëvajtjen e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për hapat, përgatitjet që janë bërë si dhe për planet për zhvillimin e saj. Gjithashtu, Demolli informoi edhe për takimet e tij me shefin e Gardës Kombëtare të Aiovës, si dhe me gjeneralin, Timothy Orr.

Ndër temat kryesore në takime ishin ato të zhvillimit të FSK-së.

Demolli, ndërkaq, e njoftoi komisionin për vizionet kryesorë te Ministrisë së FSK-së si, promovimin e stabilitetit në shtet dhe regjion, si dhe gatishmërinë e shtetit të Kosovës të punojë me të gjitha ministritë në regjion.

Në vijim ai i njoftoi edhe për ftesën që i ishte bërë FSK-së nga NATO për pjesëmarrjen në ushtrime të 20 kadetëve, si dhe për trajnimet e organizuara nga NATO për shtetet joanëtare.

Demolli theksoi edhe partneritetin e suksesshëm me Garden Nacionale të Aioves, dhe ndihmën e ndarë për vitin 2016 prej rreth 5 milion dollarë nga SHBA-të për Ministrinë e FSK-së.

Si suksesë të lartë, Demolli vlerësoi pranimin e dy kadetëve për shkollim në West Point.

Ndërkaq, e informoi komisionin edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK, për Projektligjin e përgatitur dhe amendamentet. Ai theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Ministrisë së tij, duke pohuar se pritet vetëm vendimi politik. Gjithashtu, ai i përmendi parametrat e procesit të transformimit, si: periudha (rreth dhjete vite), rritja e personelit, buxheti që përcjell procesin e transformimit, infrastruktura dhe procesi i trajnimit.

Në fund, Demolli theksoi edhe vlerësimet nga ana e partnerëve amerikanë për bashkëpunimin shumë pozitiv, intensifikim të bashkëpunimit, dhe përkrahje nga ana e tyre në të gjitha proceset e Ministrisë së FSK-së.

Pas raportimit të përmbledhur të ministrit Demolli, në debat shumë nga anëtarët e komisonit parashtruan pyetje që kishin të bënin me transformimin e FSK-së, barazinë gjinore, pjesëmarrjen e komuniteteve, etj. Për të gjitha pyetjet ministri Demolli iu përgjigj duke i falënderuar për pyetjet dhe komentet e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.