DYLON

Ndalohet për raportim të rrejshëm

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – L. R. (1975) me banim në fshatin Llovcë  të Gjilanit kishte denoncuar ditë më parë se është e kanosur vazhdimisht nga familjarët e saj. Por, më vonë doli të  ketë qenë lajmërim i rrejshëm dhe tani ajo  ëshët ndal për 48 orë në paraburgim dhe me të do të merren organet përkatëse për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë-kanosje’.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit, tha se rasti i “dhunës në familje” ishte paraqitur ditë më parë në stacionin policor. ku L. R. (1975), para njësitit të “Dhunës ne Familje’’,  ka deklaruar se ajo non-stop është e kanosur nga familjarët e saj.

EkoHigjiena

Sipas saj ajo jeton ne bashkësi familjare në një shtëpi edhe me prindërit.

“Policia fillimisht e ka intervistuar ankuesen në cilësi të viktimës mirëpo gjatë zhvillimit të hetimeve dhe intervistimit të anëtarëve tjerë të familjes janë  grumbulluar prova se lajmërimi ka qenë i rrejshëm”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, e dyshuara në prezencë të avokatit është intervistuar dhe se pas kësaj asaj me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për  48 ore, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë-kanosje’’.

Rasti procedohet në Gjykatë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.