DYLON

Ndalohet për 48 orë, prokuroria brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit

Ndalohet për 48 orë, prokuroria brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me DHTN – Gjilan, me datë 10 tetor 2025, ka zbatuar urdhërin për kontroll të Prokurorit kujdestar, me ç’rast tek i dyshuari me inicialet L.H, janë gjetur dhe sekuestruar pasuri e specifikuar dhe atë, një revole e markës Zoraki 917 – T, tri vazo plastike (të improvizuara nga shishja e plastikës)  me bimë të sapo mbjellë narkotike, një qese plastike me 39 gram marihuanë, një qese plastike me 23.6 gram kokainë, dy peshore digjitale, dy telefona të markës IPHON, një qantë e zezë krahu, bankënota 4 x 50 euro, 11 x 20 euro, 12 x 10 euro, 8 x 5 euro dhe disa monedha metalike – gjithsej 589.33 euro.

Nga ky operacion është arrestuar një (1) person, lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës, veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, nga neni 272 i Kodit Penal të Kosovës  dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 i Kodit Penal të Kosovës.

EkoHigjiena

I dyshuari, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.