DYLON
Prokuroria Themelore në Gjilan

Ndalohet një roje pylli në Kamenicë për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Ndalohet një roje pylli në Kamenicë për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar
Avatar photo Redaksia
Me çka, këto veprime, i pandehuri S.H, dyshohet me bazë ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ Gatishmeria 2026 me aplikimin e masave të veçanta hetimore dhe vëzhgimit me paisje – Dron, nën dyshimin e bazuar për Keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka ndaluar të pandehurin S.H, për shkak të dyshimit se i njëjti në cilësi të zyrtarit të Agjencionit Pyjor të Kosovës / Rajoni Kamenicë, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke damkosur dhe lëshuar fletë përcjellje për masë drusore të sjellura në mënyrë ilegale nga Republika e Serbisë, për në fshatin Shahiq, Komuna e Kamenicës.

Me çka, këto veprime, i pandehuri S.H, dyshohet me bazë ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Pas pranimit të Kallëzimit penal, Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe ka paraqitur Kërkesën për caktimin e Paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.