DYLON

Ndalohet një person për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme

Ndalohet një person për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i përgjithshëm, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e trafikut në Gjilan, pas marrjes së informatës lidhur me një aksident trafiku, ku i përfshirë ka qenë i dyshuari me inicialet E.B i cili duke vozitur veturën BMW me targa  06-530-GS në aksin rrugor ‘’Adem Jashari’’, në qendër të qytetit me të arritur tek semaforët, i njëjti në udhëkryq humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe kalon jashtë rrugës në anën e djathtë duke goditur një pemë dekorative dhe më pas edhe një këmbësor  dhe përfundon në oborrin e ish shtëpisë së mallrave në Gjilan.

Rasti është cilësuar si Rrezikim i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme nga neni 372 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me vendim të prokurorit personi me inicialet E.B, është ndaluar për 48 orë, kurse sa i përket masës së sigurisë do të vendoset brenda afatit ligjor, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës penale. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.