• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjykatë/Prokurori

Ndalohet një person për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim të kartelave të bankës apo të kreditit

Redaksia 2LONLINE 17 Maj, 2022 2 min
 Ndalohet një person për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim të kartelave të bankës apo të kreditit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas pranimit të informacionit nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, me dyshimin se është kryer vepra penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale të lartcekur.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, fillimisht policia ka arrestuar të dyshuarin A.S., në vendin e tij të punës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së.

I njëjti dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, dyshohet se ka vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve, të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si përgjegjës i ndërrimit, dhe pastaj këto të dhëna i njëjti i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, të cilat më pas i ka shitur dhe me këtë rast dyshohet se ka përfituar mjete-para në vlerë prej mbi 5,000.00 €. 

Në këtë çështje penale, me urdhër të prokurorit është sekuestruar një pajisje elektronike (telefon) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, si dhe ndaj të dyshuarit do të vazhdohet me veprimet procedurale. /2LONLINE/

Etiketa:Arrestohet çeqeve pa mbulesë kartelave të bankës kreditit prokurori rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër

4 Korrik, 2022
Sport

Ja ku mund t’i gjeni dhe sa kushton bileta për ndeshjen SC

4 Korrik, 2022
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

4 Korrik, 2022
Art/Kult

PLEPISHTA E FËMIJËRISË

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Ja cilat vendime i mori sot Qeveria e Kosovës

4 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti mirëpriti delegacionin nga shteti i Iowa-s

4 Korrik, 2022

Fermerët që dorëzojnë grurë në qendrat e grumbullimit të marrin vërtetimin e dorëzimit për të fituar nga pagesat direkte të Ministrisë

4 Korrik, 2022

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin ndaj policëve në Skenderaj

4 Korrik, 2022

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe “Posedim i narkotikëve’’

4 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com