DYLON

Ndalohet një person për kontrabandim me mallra

Ndalohet një person për kontrabandim me mallra
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot ka ndaluar të dyshuarin A.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se nga data e papërcaktuar, deri më 21 nëntor 2019, në resortin ‘’Maja e Zezë’’, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit ‘’Panthera Leo’’, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartëpërmendur, ku edhe zhvillon biznesin afarist.

Prokurori i rastit, ndaj të njëjtit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.