DYLON

Ndalohet një person për falsifikim të dokumentit

Ndalohet një person për falsifikim të dokumentit
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin F.N., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi, se i dyshuari F.N., ka siguruar dhe ka përdoruar patentë shofer të Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se është falsifikuar dhe nuk ka kaluar nëpër procedurat e rregullta ligjore për lëshimin e tij nga autoritetet përkatëse, të cilin e kishte siguruar nga një person i panjohur, duke paguar shumën e të hollave prej 400 euro.

EkoHigjiena

I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të vendoset rreth masës për sigurimin e tij në procedurë penale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.