DYLON

Ndalohet një person për dhunë në familje

Ndalohet një person për dhunë në familje
Avatar photo Redaksia

Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarin B.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me nenin 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 19 dhjetor 2018, rreth mesnatës, në komunën e Gjilanit, i dyshuari B.A., për shkak të një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij A.A, janë përleshur, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit, në atë mënyrë që derisa bashkëshortja e tij ishte duke fjetur, i dyshuari ia kontrollon telefonin dhe në momentin kur e njëjta e vëren fillon fjalosja mes tyre, me ç’rast i dyshuari e gjuan të njëjtën me telefon, e kap për flokë dhe e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

E dyshuara A.A, në shenjë revolte, dyshohet që me një dru e ka goditur në krah bashkëshortin e saj, pastaj e ka gjuajtur me djep të fëmijëve duke e lënduar në dorë.

EkoHigjiena

Të dyshuarit, si pasojë e goditjeve, kanë pësuar lëndime të dukshme trupore, të cilat edhe janë evidentuar në raportet mjekësore.

Ndaj të dyshuarve është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa për të dyshuarin B.A., është ushtruar edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, me qëllim që të parandalohet përsëritja e veprave penale dhe të sigurohet zbatim i suksesshëm i procedurës penale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.