DYLON

Ndalohet një person në Gjilan për veprën penale Mashtrimi nga neni 323 i Kodit Penal të Kosovës

Ndalohet një person në Gjilan për veprën penale Mashtrimi nga neni 323 i Kodit Penal të Kosovës
Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, dje rreth orës 22:00 ka ndaluar një person me inicialet E.A i cili dyshohet se nga data 09 nëntor 2026 me qëllim të përfitimit pasuror  ka sajuar një ngjarje të pa qenë ku aludonte se është i prekur nga sëmundja e ‘’Leukemisë Akute’’ gjë që pas verifikimit të historisë së tij i njëjti nuk vuante nga një sëmundje e tillë dhe kishte hapur dhe një ‘’Gofund’’ ku kishte zhvilluar aktivitetit në Kosovë dhe diasporë me qëllim të grumbullimit të mjeteve financiare kinse për shërim e rehabilitim, ku shuma e grumbulluar arrin shifrën e njëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e gjashtë euro e tetë cent (189.206.8 euro) ashtu që i njëjti me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale të Mashtrimit nga neni 323  i Kodit Penal të Kosovës.

Me të marrë informacionet e para Prokuroria Themelore në Gjilan së bashku me Policinë e Kosovës ka reaguar menjëherë, ku fillimisht ka bllokuar shumën e parave të grumbulluara në të gjitha llogaritë bankare të evidentuara lidhur me rastin, dhe të njëjtin e ka vendosur në kërkim policor, ashtu që me datë 21 nëntor 2026, rreth orës 22:00 arrestohet nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim për 48 orë.

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit, brenda afateve kohore do të paraqitë kërkesën për caktimin  e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.