DYLON

Ndalohet një i dyshuar në kufi tek Dheu i Bardhë, i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

Ndalohet një i dyshuar në kufi tek Dheu i Bardhë, i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë
Avatar photo Redaksia

Policia Kufitare e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve në menaxhimin dhe kontrollin kufitar, në hyrje të Republikës së Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb dhe gjate kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht.

Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.