Ndalohet nga policia franceze, Ramush Haradinaj

Ndalohet nga policia franceze, Ramush Haradinaj

http://www.rtklive.com/sq/index.phpPolicia franceze ka ndaluar liderin e AAK-së Ramush Haradinajn bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Arrestimin e tij e ka konfirmuar për RTK-në familja e Haradinajt.

Përndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet Franceze bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004.

Bashmir Xhemaj Shef i Kabinetit te Ministrit Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për Indeksonline, se pas arrestimit të Ramush Haradinajt, pritet së shpejti lirimi i tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 15h të ditës së sotme me rastin e ndalimit të z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletarrestë të Serbisë të vitit 2004 që për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë”, ka thënë Xhemaj.

Përndryshe, AAK përmes një kumtese ka dënuar arrestimin e Kryetarit të saj Ramush Haradinaj. “Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë.

Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e AAK-së .

KOMENTE