DYLON

Ndalohen tre persona të mitur për veprën penale tentim vrasje në Gjilan

Ndalohen tre persona të mitur për veprën penale tentim vrasje në Gjilan
Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të Mitur, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, dje rreth orës 13:00 ka ndaluar tre persona të mitur të cilët dyshohen për veprën penale Tentim Vrasje nga neni 172 lidhur me nenin 28  i Kodit Penal të Kosovës,

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Mësuesit e viteve 90’ta’’ në Gjilan, të cilët pas një mosmarrëveshje ndërmjet dy grupeve janë rrahur fizikisht mes vete ku gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, duke pësuar lëndime trupore.

EkoHigjiena

Me të marrë informacionet e para Policia ka reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka ndaluar të njëjtit për 24 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Tentim Vrasje.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të miturve ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore është paraqitur kërkesa për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për të Mitur. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.