DYLON

Ndalohen tre persona për lëndime të rënda trupore

Ndalohen tre persona për lëndime të rënda trupore
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

Ekziston dyshimi i bazuar, që gjatë ditës së djeshme, të dyshuarit O.J. dhe D.J., në komunën e Gjilanit, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tjetër L.J., duke e goditur me shufër metalike dhe lopatë, në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, i cili nga goditjet e marra, humbë vetëdijen dhe rrëzohet në tokë.

Me ç’rast, dyshohet që kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Ndërsa, i dyshuari L.J., gjatë fjalosjes me të pandehurin O.J, në një moment ia merr shufrën metalike nga dora dhe me të njëjtën e godet atë në fytyrë, duke i’a thyer hundët dhe dhëmbët e përparmë. Në këtë mënyrë, dyshohet se ka kryer veprën penale, ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së.

Dyshohet që e tërë ngjarja ka ndodhur për shkak të një kontesti pronësor, që të dyshuarit kanë pasur mes vete dhe për këtë çështje prokuroria ndaj tyre ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.