Ndalohen shtatë persona në kohëzgjatje prej 48 orëve si dhe ngritët një aktakuzë ndaj një personi
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi.
NDALIMET E PERSONAVE ME URDHËR TË PROKURORIT:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona si në vijim:
Një (1) person i ndaluar për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267;
Një (1) person i ndaluar për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analogenga neni 269;
Tre (3) persona të ndaluar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 185;
Dy (2) persona të ndaluar për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës.
AKTAKUZAT:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosje ‘‘. /2LONLINE/
