DYLON

Ndalohen katër të dyshuar për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës së kufirit

Ndalohen katër të dyshuar për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës së kufirit
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në tri raste të ndara, policia ka ndalua katër të dyshuar për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës së kufirit

Raporti policor:

EkoHigjiena

KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS SË KUFIRIT

·         Rr. Stublinë, Dobërqan  24.07.2026 – 10:10. Policia ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit është kuptuar që e dyshuara, vozitësja e veturës, femër, shtetase e Serbisë, së bashku me pasagjeren femër, shtetase e Serbisë, përmes rrugëve dytësore, jashtë vendkalimit kufitar, në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë para gjykatës.

·         Hani i Elezit  24.07.2026 – 16:30. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarën e mitur femër, shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila në mënyrë ilegale këmbë nga fshati Bllacë i RMV-së ka hyrë në territorin e Kosovës – Hani i Elezit.

·         Hani i Elezit 24.07.2026 – 16:45. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin e mitur, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili në mënyrë ilegale këmbë nga fshati Bllacë i RMV-së ka hyrë në territorin e Kosovës – Hani i Elezit. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.