DYLON

Ndalohen edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva”

Ndalohen edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva”
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan ju njoftojnë se si vazhdimësi e hetimeve intensive sot janë ndaluar edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.

Tre të dyshuarit (zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitarë – Lindje) janë ftuar sot në orët e paradites për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali.

EkoHigjiena

Të njëjtit pas intervistës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra” e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurave administrative me rekomandim të IPK-së edhe janë suspenduar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe për informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar, thuhet në komunikatën e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.