Ndalni hajgaret me veteranët e UÇK-së
/2L ONLINE/ – Deklaratat e fundit të qeveris për uljen e pensionit janë qesharake dhe fyese për këtë kategori të shoqërisë sonë, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre, që në të jetojmë të lirë. A është ky provokimi i radhës nga qeveria ndaj çlirimtarëve, a e kuptojnë këta së me atë pension as barkun smund të ngopin me bukë disa, e ju kërcënoni për uljen e këtyre pensioneve të cilët janë 170€. A keni berë ndo një herë ndo një statistikë së sa marrin paga mujore zyrtarët qeveritar, apo merrni ende me pensionet e veteranëve, së shumë të larta 170€, po ky jo pension po as social nuk është, por po mundoheni të qitni këtij populli hy syve .
Një mëditjet e një politikani është me e madhe së pensioni i një veterani, që 17 vite pas luftë ende disa s’kanë mund të marrin asnjë benificion nga ky shtet, e qeveritaret tanë qesin petulla në ujë.
Çfarë faji kanë veteranët që janë fry listat, po vetë ata (veteranët) kanë qenë kundër këtyre keqpërdorimeve sepse janë ndier të ofenduar kur në mesin e emrave të tyre ka pasur emra që kurrë s’kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare dhe as pjesë e asnjë strukture të UÇK-së, kanë parë emra të spiunëve të cilët ende vazhdojnë me endje ti shërbejnë Serbisë.
Kush i fryu këto lista, këto lista i fryn ata që sot po bëjnë zhurmë më së shumti për uljen e pensioneve te veteranëve, sepse ata i shitën listat duke i mbushur gjepat me pare, duke u korruptuar komisioni i këtyre lisave, duke bërë edhe familjet veteranë.
Lusim Qeverinë që mos të luaj me ndjenja të çlirimtarëve, sepse nuk është logjike që pensionet e veteranëve të prekën gjersa zyrtaret qeveritar gëzojnë deri në gjashtë vende pune, apo të marrin deri gjashtë paga mujore. Keqpërdorime me buxhetin po i benë qeveria jo veteranet, duke ju ndarë mjete mujore me shumë së sa ju takon, ku me ato mjete do ti mbulonte mbi 70% të pagave të veteranëve, sepse një zyrtar pagën e ka deri në 1000 euro, po ata qe kanë nga 5 apo 6 vende pune, pagën mujore e kanë 4 apo 5 mijë €, ku nëse ju ndalen pagat e shumëfishta , me këto paga mund të lehtësoni buxhetin e shtetit.
Një herë i fyet çlirimtaret duke i rreshtuar në lista së bashku me pjesëtarë të UDB-ës a ku ta di unë, tash duke i kërcënuar me ulje të pensioneve, qitni në peshore fjalët sepse mund të ju marrë lumi për një moment. /2L ONLINE/
