Ndalime të personave me urdhër të prokurorit, kërkesat për caktim të paraburgimit dhe akktakuza brenda 24 orëve të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjet (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale ‘’Asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjet (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhja ’’
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Kanosja ’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’. /2LONLINE/
