DYLON

Ndalen kryesuesit, zgjerohen pretendentët në Ligën “Agim Ramadani”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” ka hapur dyert edhe njëherë këtë vikend për t’i zhvilluar ndeshjet e javës së pestë në Ligën Komunale “Agim Ramadani”. Kampionati sa vjen e bëhet më interesant, nga xhiroja në xhiro është duke u ngritur cilësia me të cilën vjen si paketë e përbashkët edhe shikueshmëria që në këtë vikend ishte në numër të lartë.

Xhiroja e V-të, ka kaluar nën hijen e derbi The Living Room – Vllezërit Aliu, ndeshje të cilën e fituan këta të fundit (2:1). Ndërkohë, kjo rrëshqitje e liderit më së shumti u ka konvenuar Djemve të Qytetit që përkundër barazimit me Autoshkollën Arti marrin kryesimin e klasifikimit me një pike më shumë se lideri i deritanishëm.

EkoHigjiena

Dalia dhe Fsk-ja, janë rikthyer tek fitorja deri sa kanë mposhtur Katanan (2:0), respektivisht Mobicasën (2:1). Las Vegas, Besi dhe Eurolloto kanë regjistruar fitoret e radhës deri sa u janë afruar kreut të tabelës duke e bërë edhe më interesant ligën, kur jemi vetëm në xhiron e V-të.

/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/






Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.