DYLON

Ndaj vizitës së Vuqiqit reagon edhe deputet Ismajl Kurteshi

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Vizita e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuqiq në Kosovë, është kundërshtuar sot edhe nga Ismajl Kurteshi, deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, njëherësh drejtues i Qendrës së kësaj Lëvizjeje në Gjilan.

Kurteshi ka thënë se hyrja e kryeministrit serb Vuqiqit në Kosovë është shkelje e sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ai ka rikujtuar se Vuqiq, një bashkëpartiak i Vojisllav Sheshelit ka qenë aktiv në politik edhe në vitet e një politike represive e gjenocidiale të shtetit serb ndaj Kosovës. Kurteshi ka thënë se edhe tani kur ky njeri është kryeministër i shtetit serb, në Kushtetutën e këtij shteti Kosova figuron si pjesë e Serbisë, ndërsa nuk rreshtin përpjekjet e tij për ta zhbërë shtetësinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se kryeministri serb edhe sot ka provokuar me deklaratat e tija shoviniste, duke e quajtur Kosovën djep të Serbisë. Kurteshi tha se Vuqiq ka kërkuar nga serbet të mos e lëshojnë Kosovën, derisa policia serbe është e përzier në nxjerrjen jashtë të shqiptarëve me qëllim të zbrazjes së Kosovës nga shqiptarët.

Deputeti Kurteshi ka thënë se është dashtë sot që kryeministri serb Aleksandër Vuqiq të shpallej person non-grata dhe të nxjerrët jashtë Kosovës. Kjo ka mund të jetë më e pakta sepse kudo në një vend tjetër ku kish funksionuar si duhet shteti do të duhej të merrej me të Gjykata, edhe për shkak të deklarimeve të tija shoviniste.

Përndryshe, Kurteshi ka reaguar edhe kundër ndërhyrjes policore tek protestuesit e rinj që kishin dal për të protestuar në Pasjan kundër ardhjes së kryeministrit serb në Kosovë. /2L ONLINE/