DYLON

Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti karshi veprave penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë me mallra’

Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti karshi veprave penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë me mallra’
Avatar photo Redaksia

Policia kufitare gjatë realizimit të detyrave që lidhen me punën e tyre në brezin kufitar mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës, në rajonin e fshatit Nishevc të Prishtinës, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, gjegjësisht të druve.

Policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i ndalojë dy të dyshuar që dyshohet që kanë bërë bartje të lëndës drunore nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është iniciuar rasti nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë me mallra’. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe institucionet kompetente dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.