DYLON

Ndahet titulli “Qytetar Nderi” për Fejzullah Krasniqin akademikun e vetëm që e ka Kamenica

Ndahet titulli “Qytetar Nderi” për Fejzullah Krasniqin akademikun e vetëm që e ka Kamenica
Avatar photo Redaksia

Kryetar i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorine drejtorisë Komunale të arsimit, Afrim Dervishi, kanë pritur në takim Akademikun Fejzullah Krasniqi.

Në këtë takim Kryetari Rahimaj i ka dhuruar titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Kamenicës për Akademikun Fejzullah Krasniqi.

EkoHigjiena

“Akademiku Krasniqi me meritë të plotë si dhe për kontributin e dhënë për vendlindjen e tij, meriton dhe nderohet si Qytetar Nderi i Kamenicës”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Krasniqi në vitin 2005 ka filluar punën si mësimdhënës në Universitetin Politeknik të Tiranës, profesorët e të cilit institucion ishin ligjëruesit e z. Krasniqi.

Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2012 është zgjedhur anëtar i rregullt (Akademik).

Në vitin 2015 i është ndarë titulli Doktor Honoris Causa nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe deri më tani, është i vetmi nga Kosova që ka këtë gradë.

Në vitin 2023 është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.