DYLON

Ndahet nga jeta Xhelal Shabani

Ndahet nga jeta Xhelal Shabani
Avatar photo Redaksia

Sot me datë, 17.09.2020, ndërroi jetë Xhelal Shabani. Varrimi do të bëhet në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ora 16:30,  vetëm nga familjarët për arsye të  pandemisë, njoftojnë familjarët.

Kompania “Hidromorava”, ku ka punuar i ndjeri, ka dërguar telegram ngushëllimi.

Sot, kompania “Hidromorava” Gjilan mori lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë kolegu jonë Xhelal Shabani, ekonomist.

EkoHigjiena

Lajmi për vdekjen e Xhelalit na ka tronditur të gjithëve.

Kontributi i Xhelalit vlerësohet lartë nga të gjithë në kompani. Ishte ndër të parët që filloi punën në Hidromoravë pas luftës dhe vendosi bazën e sukseseve që gëzon kompania sot.

Në emër timin personal, menaxhmentit dhe të gjithë stafit të kompanisë, ju shpreh ngushëllime familjes, kolegëve të punes dhe gjithë shoqërisë!

Pusho i qetë Xhelal Shabani!

Muhamed Suliqi
Kryeshef Ekzekutiv
KRU “Hidromorava” SH.A
GJILAN

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.