DYLON

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-mësimdhënësja e Gjuhës Shqipe në Gjilan, Mihane Sermaxhaj Ismajli

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-mësimdhënësja e Gjuhës Shqipe në Gjilan, Mihane Sermaxhaj Ismajli
Avatar photo Redaksia

Arsimi në Gjilan ka humbur një figurë të respektuar. Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, Mihane Sermaxhaj Ismajli, ish-mësimdhënëse dhe punonjëse e përkushtuar e arsimit.

E ndjera i kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës së saj edukimit të brezave të rinj. Për vite me radhë, ajo shërbeu me përkushtim si arsimtare e Gjuhës Shqipe në Shkollën e Mesme të Ulët “Abaz Ajeti” në Gjilan. Pas një kontributi të çmuar në mësimdhënie, ajo vazhdoi misionin e saj pranë nxënësve dhe librit, duke punuar si bibliotekiste po në këtë institucion shkollor, deri në daljen e saj në pension.

EkoHigjiena

Kontributi i saj ndër vite në përcjelljen e dijes dhe dashurisë për gjuhën shqipe do të mbahet mend gjatë nga ish-nxënësit, kolegët dhe i gjithë kolektivi i shkollës “Abaz Ajeti”.

Familjarët kanë njoftuar se lamtumira e fundit për të ndjerën do të jepet ditën e sotme – E premte, 10 Korrik. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në kohën e ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.