DYLON

Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani

Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani
Avatar photo Redaksia

Sot në moshën 32 vjeçare ka ndërruar jetë gazetarja dhe kolegia jonë e RTK-së Ardita Sylejmani. Me këtë rast Drejtori Gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi në të cilin thuhet:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.

Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

EkoHigjiena

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolegë të RTK-së dhe më gjerë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta.

BURIMI: RTKlive

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.