DYLON

Ndahet nga jeta gazetarja Albina Syla

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Pasditen e kësaj të marte, në Gjilan ka ndërruar jetë gazetarja Albina Syla, e cila për disa vite me radhë ka punuar në mediumet qendrore dhe ato lokale në Gjilan.

Me rastin e vdekjes së Albina Sylajt, telegram ngushëllimi familjes Syla dhe Radio Energjisë, ku ajo kishte punuar së fundi i ka dërguar edhe Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”.

EkoHigjiena

Në këtë telegram është thënë se Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me shqetësim dhe pikëllim të thellë, ka pranuar lajmin për humbjen e koleges sonë Albina Syla.

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes Syla dhe stafit të Radio Energjisë. ”Ndjehemi të trishtuar nga ky lajm kaq i papritur se tani më nuk ndodhet mes nesh gazetarja Albina Syla. Dhimbja për këtë kolege është e madhe sepse komuniteti i gazetarëve ka humbur një personalitet shumë të çmuar në gazetari. Ajo ishte e zonja për këtë profesion, ishte e shkathët, e aftë dhe shumë komunikative” thuhet në telegramin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.