Ndahet nga jeta Bajram Zeqiri, ish-shërbyes civil në Komunën e Vitisë
Ka ndërruar jetë Bajram Zeqiri, ish-shërbyes civil në Komunën e Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ngushëlluar familjen Zeqiri.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Zeqirit, ish-shërbyes civil në Komunën e Vitisë. I ndjeri kontribuoi për shumë vite me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve komunale, duke lënë gjurmë të çmuara në institucionet komunale”, ka thënë i pari i komunës së Vitisë.
***
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Zeqirit, ish-shërbyes civil në Komunën e Vitisë.
I ndjeri kontribuoi për shumë vite me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve komunale, duke lënë gjurmë të çmuara në institucionet komunale.
Në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zeqiri dhe të gjithë atyre që e njohë Bajramin.
Ngushëllime!
Sinqerisht,
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë
