DYLON

Ndahet çmimi “Katarina Josipi” për Dramën Origjinale Shqipe

Ndahet çmimi “Katarina Josipi” për Dramën Origjinale Shqipe
Avatar photo Redaksia

Sot, në Ministrinë e Kulturës, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Katarina Josipi” për Dramën Origjinale Shqipe, duke nderuar tri vepra që kontribuojnë në pasurimin e dramaturgjisë shqipe, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit..

Çmimi i parë iu nda autorit Astrit Kabashi për dramën “Lufta”, ndërsa i njëjti autor u vlerësua edhe me çmimin e dytë për veprën “Pse ke frikë”. Çmimi i tretë iu nda autorit Florent Kurtalani për dramën “Kurora”.

EkoHigjiena

Ministri Çeku i uroi dhe i falënderoi artistët për përkushtimin e tyre, ndërsa vlerësoi rëndësinë e mbështetjes së talenteve vendorë në zhvillimin e artit skenik.

Juria ishte në përbërje të: Kushtrim Mehmeti, Ilire Vinca, Kushtrim Koliqi, Florent Mehmeti dhe Zoga Çeta.

Konkursi “Katarina Josipi” ka për qëllim promovimin dhe mbështetjen e autorëve vendorë, si dhe kontributin në zhvillimin e dramaturgjisë bashkëkohore shqiptare, duke përfaqësuar një nga vlerësimet më të rëndësishme në fushën e artit dramatik në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.