DYLON

Ndahen tetë shtëpi për refugjatët në Bujanoc

Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e tretë të Komisionit për zgjedhjen e shfrytëzuesve të shtëpive të montuara në Bujanoc është miratuar lista preliminare e 10 përdoruesve, të cilët do të fitojnë shtëpi të montuara në kuadër të projektit “Mbështetje për përmirësimin e kushteve të jetesës për emigrantët e detyruar dhe mbyllje të qendrave kolektive” (IPA 12).

Përdoruesit do të fitojnë shtëpitë e montuara në pronësi, ndërsa shumica e shtëpive do t’i përshtatet standardit të Ligjit të paraparë për refugjatë.

EkoHigjiena

Siç njofton Hausing Center, objektet e montuara do të ndërtohen në parcelat në pronësi të familjeve të përdoruesve: nga 10 shtëpi, 8 do të ndërtohen në Bujanoc, ndërsa një familje do të akomodohet në Smederevë dhe një në Nish., transmeton Titulli.

Familjet që shfrytëzojnë këto objekte dallojnë – nga dy deri në gjashtë anëtarëshe.

Në listën preliminare të shfrytëzuesve mund të dorëzohen ankesat dhe pas shqyrtimit do të miratohet lista përfundimtare e shfrytëzuesve, në seancën e planifikuar për në fund të muajit nëntor.

Projektin e realizon Qendra Hausing në partneritet me organizatën IDC, në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit dhe Komisariatin për Refugjatë dhe Migracion të Republikës së Serbisë, ndërsa përmes ndihmës financiare të programit IPA të Bashkimit Evropian.

Vlen theksuar se përveç këtyre objekteve montuese, në qershor të këtij viti, në Bujanoc janë ndarë edhe 20 banesa kryesisht për refugjatët nga Kosova, të stacionuar në këtë qytet pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.