Ndahen mirënjohje për policë të dalluar në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit

Ndahen mirënjohje për policë të dalluar në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit

Kolonel Elmina Mahmuti drejtor rajonal dhe Nënkolonel Njazi Kolgeci shef i sektorit operativ nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, në përmbylljen e këtij fundviti, kanë ndarë mirënjohje për policë të stacioneve policore të rajonit të Gjilanit të cilët kanë treguar rezultate të larta gjatë vitit që e lamë pas.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se policët u lavdëruan nga udhëheqës rajonal për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në punët e përditshme.

“Policët e shpërblyer u shprehën se prioritet e tyre mund të arrihet vetëm me një përkushtim dhe vigjilencë duke pas afri dhe bashkëpunim me të gjithë qytetarët tanë”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.

Hashani tha se Policia e Kosovës punon me përkushtim për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë.

KOMENTE