DYLON

Ndahen fonde shtesë për Kamenicën

Ndahen fonde shtesë për Kamenicën
Avatar photo Redaksia

“Me kërkesë të Ministrit të Ministria e Financave / Republika e Kosovës z. Bedri Hamza dhe me aprovimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, pas insistimit tim të vazhdueshëm bashkë me kolegët e kabinetit, qeveria ka ndarë fonde shumë të rëndësishme për projektet e qytetit”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, duke e cilësuar këtë si një lajm fantastik.

Sipas tij, përmes këtij vendimi janë siguruar gjithsej 424,526 € të hyra shtesë në buxhetin e këtij viti.

● 296,526 € për projektin e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit ? ? për fshatrat Roganë, Hodonoc, Muçivërc, Dajkoc, Novosellë. Ky projekt i cili ka qenë bashkëpunim me agjensionin zhvillimor të Zvicrës SDC, ka mbetur i bllokuar për vite të tëra.

EkoHigjiena

“Unë jam i vendosur që përballë interesit qytetar të kapërcej çfarëdo dallimi. Ky projekt do të zgjidhte çështjen e ujit të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të territorit të komunës”, ka thënë Kastrati.

● 78,000 € për ndarje të subvencioneve. Këto të holla do t’i procedojmë shumë shpejtë përmes shpalljes publike për projekte në fusha të ndryshme.
● 50,000 € për shpenzime komunale me të cilat do të paguhen disa borxhe të trashëguara.

“Falënderim të veçantë për ministrin dhe qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe urime për qytetarët për përfitimin e projekteve”, është shprehur kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.