DYLON

Ndahen diploma nga Ambasada Amerikane për 80 nxënës që kanë ndjekur programin “Access Program”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, sot në Gjilan janë ndarë diplomat për nxënësit të cilët kanë përfunduar programin “English Access Microscholarship Program”, për vitin 2013 – 2015, si dhe fillimin e këtij programi nga nxënësit tjerë për vitin 2015 – 2017.

Të diplomuarit ishin nxënës nga Komuna e Gjilanit dhe Kamenicës, të përkatësive të ndryshme etnike si shqiptarë, serb, romë dhe komunitete të tjera.

EkoHigjiena

Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Gregory Delawie, ka thënë në këtë ceremoni se ndjehet shumë mirë që është duke folur para një grupi të madh të të rinjëve, të cilët në një të ardhme të afërt, do të jenë udhëheqës biznesi, profesor, mjekë, politikan, madje ndoshta edhe diplomat.

“Ky grup nga Gjilani dhe Kamenica që po marrin diplomat sot dhe atyre që do të ndjekin programin në dy vitet e ardhshme, do të jenë kuadrot të përgatitura për të ardhmen e tyre dhe ndikimin pozitiv në zhvillim dhe në ngritje të vlerave demokratike në Kosovë. Sot përpara po shoh të rinjë që në të ardhmen e afërt do të jenë, biznesmen, profesor, mjekë, politikan apo edhe diplomat të ardhshëm. Ju mund të vini nga shkolla dhe komunitete të ndryshme, por ju do të jeni ata që do ta bëjnë Kosovën një shtet të gjallë multietnik. Të diplomuarve të sotëm u them urime pas dy vjet pune dhe studimi intenziv. Ky sot është vetëm një moment nga rrugëtimi juaj i gjatë që do ta keni para vetes. Access do t’u duhet gjatë gjithë jetës, njohurit që keni fituar për dy vite do t’i përdorni tërë jetën”, ka thënë ndër të tjerash ambasadori Delawie.

Ndërsa kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka thënë se ky program dhe ky organizim nga Ambasada Amerikane, është një element shumë i fuqishëm në ngritjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

“Sot po shënojmë një sukses të të rinjëve tanë. Është moment shumë i mirë të shohim këto rezultate të arritura për vetëm dy vjet të studimeve tuaja. Ambasada amerikane, e përmes saj populli amerika, janë ata të cilët që nga viti ’99, nuk janë ndalur asnjëherë së ndihmuari vendin tonë, në zhvillim, ndërtim, në integrim, në ngritje të vlerave demokratike etj. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kishim një mbështetje të fuqishme nga kjo ambasadë, nga populli amerikan, USAID dhe mekanizma të tjerë në investime në të gjitha fushat, që na bënë rrugën tonë më të sigurt dhe më të lehtë. Në çdo program apo punë që mbështet ose organizon Ambasada Amerikane, secili nga ne shohim përherë shumë shembuj të mirë dhe ju porosis veçanërisht juve nxënësve që të merrni maksimumin e asaj që mund të mësoni nga ky program në pasurimin e memories suaj, sepse ta dini që çdo mësim i sotëm do t’u shërbej gjatë gjithë jetës”, përfundoi ajo.

Me këtë rast edhe Kushtrim Morina koordinator i këtij grupi ka thënë se programi Access, është program i unifikimit dhe i bashkimit të të gjitha komuniteteve.

“Programi access është program i bashkimit të të gjithë të rinjëve nga komunitete të ndryshme, i unifikim të vlerave të përbashkëta . Për dy vjet me radhë nxënësit e të rinjtë nga komunitete të ndryshme kanë mësuar për kulturën amerikane, për vlerat demokratike, ndjeshmërinë ndaj dallimeve kulturore, duke bërë kështu që të përvetësojnë shumë mirë gjuhën angleze. Gjatë dy viteve, dy klasë, të vetmet në Kosovë, kanë punuar së bashku, kanë mësuar për kulturën e njëri – tjetrit, kanë krijuar miqësi dhe e gjithë kjo ishte falë programit access. Gjatë 360 orë mësimdhënjeje, sa kanë ndjekur nxënësit për dy vite, mësuan anglishten rrejdhshëm, si në ambiente formale ashtu edhe në ambiente joformale. Vlerësimet zyrtare tregojnë se këta nxënës janë kandidat të fuqishëm për studimet në Ballkan”, tha ai ndër të tjerash.

Gjithashut janë orhanizuar edhe pjesë teatrale dhe deklamime të ndryshme që janë produkt i studimeve në këtë program. /2L ONLINE/