/2L ONLINE/ – Fondacioni Kosovë-Luksemburg në vazhdimësi po mbështet projekte të sferave të ndryshme në komunën e Vitisë, respektivisht në fushën e arsimit në përmirësimin dhe krijimin e kushteve me te mira per mesim.
Ndihma e këtij fondacioni që financohet nga Qeveria e Dukatës së madhe të Luksemburgut, ka vendosur të ofrojë bursa mujore për minimum një vit shkollor, me mundësi vazhdimi në mënyrë që të lehtësoj nxënësve vijimin e shkollës dhe të ndihmoj ata në arritjen e rezultateve.
Drejtori i Arsimit në Viti Qahil Sinani, ka theksuar se ndihma që fondacioni Kosovë-Luksemburg I ka dhënë arsimit në komunën e Vitisë është e madhe dhe falënderon përfaqësuesit e kësaj organizate për përkushtimin dhe angazhimin që po japin në fushën e arsimit.
Sipas Sinanit, Caritasi i Luksemburgut gjatë vitit 2013 ka furnizuar shkollat e komunës së Vitisë me mjete konkretizimi, ndërsa në 2014 ka organizuar trajnimin e arsimtarëve sidomos të mësimit klasor, ndërkohë që tash në këtë vit kemi bërë kërkesë për furnizim me aparate e sidomos me kamera nëpër shkolle që beson se do të realizohet edhe ky projekt.
Në kuadër të kësaj përkrahje, sot është bërë e ditur nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg se me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunën e Vitisë, do të përkrah me bursa shkollore nxënësit e klasave të nënta (9-ta) e të cilët regjistrohen në klasën e 10-të gjatë vitit shkollor 2015-2016. Andaj nxënësit e interesuar për aplikim të kësaj burse, mund të shkarkojnë aplikacionet ku edhe janë udhëzimet dhe forma e aplikimit.
Aplikacioni për bursë mund të shkarkohet duke klikuar këtu. http://kk.rks-gov.net/viti/Shpalljet/Njoftimet.aspx