DYLON

Nazim Gagica vlerëson lartë mësuesit dhe edukatorët

Nazim Gagica vlerëson lartë mësuesit dhe edukatorët
Avatar photo Redaksia

Duke ua uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, Nazim Gagica, kreu i AAK-së, së Gjilanit, anëtar i Kuvendit dhe ish drejtor i Arsimit në një periudhë të mëhershme, ka thënë: “Një falënderim dhe mirënjohje të thellë për ju, mësues dhe edukatorë, që me përkushtim dhe dashuri ndriçoni mendjet dhe zemrat e brezave të rinj! Ju jeni pishtarët e diturisë, themeli i shoqërisë dhe udhërrëfyesit e së ardhmes.

“Qofshi gjithmonë të nderuar dhe të vlerësuar për punën e jashtëzakonshme që bëni! Urime dhe suksese të pafundme në misionin tuaj fisnik. Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe Ditëlindjen e Shkollës Shqipe”, ka thënë Gagica.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.