DYLON

Nazim Gagica prezanton listën garuese të AAK-së për Kuvend Komunal

Nazim Gagica prezanton listën garuese të AAK-së për Kuvend Komunal
Avatar photo Redaksia

Kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit, Nazim Gagica, ka bërë publike listën garuese të këtij subjekti për Kuvendin Komunal të Gjilanit.

“Me kënaqësi ju prezantojmë listën e kandidatëve tanë për 35 vendet e Kuvendit Komunal, një ekip i përbërë nga profesionistë në të gjitha profilet: arsim, shëndetësi, biznes, bujqësi, kulturë, sport, të rinj, aktivistë të shoqërisë civile, veteranë të luftës së fundit të UÇK-së dhe diaspora”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

Ai shtoi se çdo emër në këtë listë është një zë i fortë për ndryshim dhe zhvillimin e Gjilanit 2025–2033.

“Shumë përfaqësim, një vizion i përbashkët”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.