DYLON

Nazim Gagica premton Qendër me Qëndrim Ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara

Nazim Gagica premton Qendër me Qëndrim Ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara
Avatar photo Redaksia

“Premtim për dinjitet. Qendra me Qëndrim Ditor për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, do të bëhet”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit.

Nazim Gagica që shoqërohej edhe nga Fatmir Shurdhani, që është në listën garuese të AAK-së për asamble komunale, thotë se çdo fëmijë ka të drejt të jetojë me dinjitet dhe me mundësi të barabarta dhe se fëmijët me aftësi të kufizuar janë pjesë e shoqërisë sonë dhe është koha që Gjilani të bëjë më shumë për ta.

EkoHigjiena

“Ne do të ndërtojmë Qendrën me Qëndrim Ditor për fëmijët me aftësi të kufizuar të komunës tonë. Ky investim me vlerë rreth 400 mijë euro do të financohet nga buxheti i komunës, ministritë përkatëse dhe me mundësitë shtesë nga fondet e bartura nga suficiti i parashikuar  i vitit 2025”, ka thënë Gagica i AAK-së.

Sipas tij, Qendra do të përfshijë hapësirë për aktivitete, terapi, ngrënie, higjienë, administratë dhe ambiente qarkullimi, duke u mbështetur me staf të specializuar e profesionistë.

“Ne angazhohemi që këtë projekt ta kthejmë në realitet  për fëmijët tanë, për familjet e tyre dhe për një Gjilan më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më human”.  ka thënë Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/