DYLON

Nazim Gagica: Parku modern që lidhë lagjen Dardania me lagjen Dheu i Bardhë!

Nazim Gagica: Parku modern që lidhë lagjen Dardania me lagjen Dheu i Bardhë!
Avatar photo Redaksia

Gagica për ndërtimin e Parkut më të madh në Gjilan: Ne i bëjmë ato që themi

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica nëpërmjet një video mesazhi ka treguar për ndërtimin e Parkut më të madh të qytetit të Gjilanit. Gagica ka bërë të ditur se parku do ndërtohet në një hapësirë që lidhë lagjen Dardania dhe lagjen Dheu i Bardhë.

EkoHigjiena

“Ky park modern do të ketë gjithë infrastrukturën përcjellëse përfshirë palestra sportive, amfiteatër dhe parkun e fëmijëve. Ky park do të përdoret për rekreacion dhe do të jetë një vend i këndshëm për të pushuar. Zotohemi se ky projekt do të realizohet në afat rekord, sepse ne i bëjmë ato që themi, se vëmë dorzan fjalën për veprimet që do t’i bëjmë”, ka thënë Gagica.

Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.