Nazim Gagica nominohet kandidat për kryetar komune, thekson se këtë besim do ta përkthejë në angazhim të palëkundur për një Gjilan ndryshe!
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, e në këtë mes edhe Nazim Gagica ka marr besimin për të qenë kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Gagica tha se dëshiron t’i njoftojë qytetarët e Gjilanit, aktivistët dhe strukturat drejtuese të AAK-së, se sot, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u nderua me nominimin kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit.
“Ky është një moment i veçantë për mua, një përgjegjësi e madhe dhe një detyrim ndaj të gjithë atyre që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë”, ka thënë Nazim Gagica.
Ai është shprehur falënderues për këtë besim.
“Faleminderit nga zemra strukturave drejtuese të partisë dhe secilit prej jush që më qëndroni pranë. Angazhimi im do të jetë i palëkundur për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër qytetarit. Bashkë për Gjilanin”,, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, tani edhe zyrtarisht kanddiat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. /2LONLINE/
